LAJME / E Premte 17 Tetor 2025, 18:06

Ndryshime në Policinë e Shtetit! KUSH merr “postin” e rëndësishëm…

Në përfundim të procesit të konkurrimit për pozicionin e Drejtorit në Departamentin për Sigurinë Publike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu, është shpallur fitues dhe është emëruar në këtë detyrë.

Me këtë emërim, Ziu, i cili më parë ushtronte funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, është graduar gjithashtu me gradën “Drejtues i Lartë”.

Ndërkohë, Drejtues i Parë Rebani Jaupi, i cili deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, është transferuar dhe emëruar në detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm,

pranë Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE