
Kryeministri Edi Rama thotë se një pjesë e policisë nuk e do projektin lidhur me monitorimin e territorit me kamera inteligjente.
Në fjalën e tij në projektin “Smart City Albania”, Rama u shpreh se nuk do të ketë më makina në drejtime të paditura, pas ngjarjeve kriminale.
“Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt.
Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura.
Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale. Po flas për gjëra shumë të thjeshta.
Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur.
Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës.
Ky është sistemi i monitorimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
