LAJME / E Hënë 10 Gusht 2026, 19:07

I rritur me prindër të ndarë, Kristjan Sterjo kishte plagosur të atin sepse ai...!

Teksa familja Zuko ka hapur dyert e mortit dhe pritet t’i japë nesër lamtumirën e fundit 20-vjeçarit Joan Zuko, të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e të riut i cili akuzohet për ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës.

Kristjan Sterjo ka rrëfyer para grupit hetimor dinamikën e konfliktit me Joan Zukon, duke pretenduar se mes tyre kishte pasur një tjetër përplasje, rreth dy javë para ngjarjes. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, i riu ka deklaruar se konflikti kishte nisur pasi sipas tij Zuko kishte ngacmuar një mikeshë të tij.

Sterjo ka treguar se pas përplasjes së parë, ditën e ngjarjes ai e kishte parë sërish të riun dhe kishte vendosur t’i afrohej për të sqaruar konfliktin. Sipas versionit të tij, situata u përshkallëzua dhe më pas ai u largua drejt banesës, ku mori një armë një armë zjarri që e mbante të fshehur.

I riu ka rrëfyer se më pas është kthyer në zonën ku ndodhej Joan Zuko dhe e ka ndjekur atë deri në një pallat, ku ka qëlluar me armë. Ai pretendon se kishte synuar këmbët dhe se pas të shtënës nuk kishte parë nëse Zuko ishte plagosur apo çfarë i kishte ndodhur.

“Unë e ndoqa nga pas. ai hyri në një pallat dhe unë shkova pas tij, në atë vend e kam qëlluar më armë, duke synuar këmbët. Pas të shtënës, nuk pashë a u plagos apo cfarë i kishte ndodhur, por u largova. Kur mbërrita te Fusha e Drurëve, e fsheha armën duke e vendosur në disa shkurre dhe më pas shkova në banesë, u ndërrova dhe futa rrobat në lavatriçe.”, ka rrëfyer ai ndër të tjera.

Sipas të njëjtave burime mësohet se i riu ka pasur një jetë të vështirë, i cili dyshohet se është përballur që në fëmijëri me probleme familjare. Prindërit e tij janë divorcuar kur ai ishte vetëm dy vjeç, ndërsa marrëdhënia me të atin ka qenë e acaruar.

Në dosje përmendet edhe një episod i mëparshëm ku rreth një viti më parë ka plagosur me thikë të atin. Madje mësohet se ai ka kërkuar një avokat nga shteti për tu mbrojtur, pasi gjendja ekonomike e prindërve nuk ja mundëson.

Kam qenë i vetëm në trotuarin përpara lokaleve që ndodhen përballë kinemasë. Në rrugën përpara vendit ku ndodhej ai ka kaluar një automjet Mercedes-Benz, C-Class, me ngjyrë të zezë. Targën e automjetit nuk e mbaj mend, por e di që automjeti përdoret ose është në pronësi të Johan Zuko. Me Johanin, rreth dy javë më parë, kam pasur një konflikt verbal. Shkak i konfliktit ka qenë fakti se Johan Zuko kishte ngacmuar një mikeshë timen. Unë i kam kërkuar që të mos e ngacmojë, dhe gjatë konfliktit e kam goditur me pëllëmbë.

Kur ka kaluar me makinë, i fola dhe ai ndaloi. Qëllimi ka qenë të sqaronim konfliktin e mëparshëm me të. Menjëherë pasi automjeti ka ndaluar, i jam afruar te xhami i makinës. Në këtë moment, Johan Zuko ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të më godasë.

Pas kësaj, Johani ka zbritur nga automjeti dhe është afruar drejt meje duke u përpjekur sërish të më godasë me thikë. Për të shmangur goditjen, e kam goditur me shkelm. Në automjetin e tij ndodhej edhe një person tjetër, një djalë.

Pasi ka zbritur nga automjeti, ky person më mbajti dhe në atë momenti Johani ka tentuar të më godasë dhe më ka sharë me fjalë të pista.

Në këtë moment, disa persona që ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe na kanë ndarë. Pas ndarjes, Johani dhe personi tjetër janë larguar sërish me automjet, ndërsa unë u largova me vrap në drejtim të banesës time. Më tej në gjendjen e gjaknxehtësisë, mora armën e zjarrit nga shtëpia, një pushkë, e gjeta më parë këtë armë dhe e mbaja të fshehur në banesë.

E mora nga vendi ku e mbaja fshehur, e futa në një thes të bardhë dhe u nisa në këmbë në drejtim të lagjes ku banonte Johan.

Kur mbërrita te pashë Joanin i cili ndodhej anash një lokali që gjendet përballë marketit. Pasi e pashë iu afrova dhe nxora armën. Në momentin kur po afrohesha drejt tij, ai më ka sharë përsëri dhe më pas është larguar me vrap.

Unë e ndoqa nga pas. ai hyri në një pallat dhe unë shkova pas tij, në atë vend e kam qëlluar më armë. , duke synuar këmbët. Pas të shtënës, nuk pashë a u plagos apo cfarë i kishte ndodhur, por u largova.

Kur mbërrita te Fusha e Drurëve, e fsheha armën duke e vendosur në disa shkurre dhe më pas shkova në banesë, u ndërrova dhe futa rrobat në lavatriçe. Më pas dola dhe u futa në një shtëpi të pabanuar, afër shtëpisë time, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE