LAJME / E Hënë 10 Gusht 2026, 19:07

Del foto e te riut qe humbi jeten

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në Liqenin e Pogradecit, ku i riu nga Maliqi Kertis Risvani, humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e liqenit.

Trupi i 32-vjeçarit është nxjerrë nga ujërat e liqenit pas disa minutash kërkime dhe më pas është dërguar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku do t’i bëhet edhe ekspertiza mjekoligjore. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar infarkt në momentin që trupi i tij ka prekur ujin.

Në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, 32-vjeçari ishte lundruar me varkë me dy miqtë e tij dhe është hedhur në ujërat e liqenit për t’u larë, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën.

Bëhet me dije se Rizvani, ishte me origjinë nga Korça dhe jetonte me nënën dhe motrën e tij me qira në fshatin Libonik të Bashkisë Maliq. Mësohet se në ditët në vijim, do të mbahet edhe ceremonia mortore për Risvanin, i cili ishte i pamartuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE