
Ndërrimi i viteve në Kosovë pritet të shoqërohet me mot të ashpër dimëror, reshje bore dhe temperatura ekstreme polare.
Sipas Menaxherit të Departamentit Meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, vendi do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, çka do të bëjë që mjegulla të mbetet prezente edhe në ditët në vijim, si në Kosovë ashtu edhe në rajon.
“Mjegulla do të vazhdojë të jetë persistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen,” ka deklaruar Gosalci.
Ai paralajmëroi se zhvillimet preliminare tregojnë për një ndërrim të motmoteve në fundvit, i cili mund të shoqërohet me acar të fortë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
“Sipas të dhënave aktuale, mund të kemi reshje bore dhe temperatura polare që në disa zona mund të zbresin deri në –20°C,” theksoi ai.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në qarkullim dhe gjatë udhëtimeve në zonat malore, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
