
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shfaqur momentin kur një i ri arrestohet nga zyrtarët policorë në afërsi të pikëkalimit kufitar në Merdarë.
Në pamje dëgjohen zyrtarët policorë duke i bërë thirrje të riut me fjalët “Ndal, policia!”, ndërsa më pas ai neutralizohet dhe arrestohet.
Rrethanat e plota të rastit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa nga pamjet nuk mund të konfirmohet arsyeja e ndërhyrjes së policisë apo identiteti i personit të arrestuar.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar sqarime lidhur me ngjarjen.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka publikuar një njoftim zyrtar për këtë rast, ndaj mbetet e paqartë se për çfarë dyshohet i arrestuari dhe cilat janë rrethanat që çuan në ndërhyrjen e zyrtarëve policorë.
Pritet që autoritetet kompetente të dalin me informacione zyrtare nëse bëhet fjalë për një rast të proceduar nga Policia e Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
