
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.
“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!
Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.
Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!
Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.
Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!
Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
