LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 13:01

Mrekulli mjekësore në Kosovë: Pacientja rifiton dëgjimin pas një operacioni të ndërlikuar

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Otorinolaringologjisë është realizuar me sukses intervenimi kirurgjik i veshit për kthimin e dëgjimit, te një paciente e cila sipas QKUK-së, për 18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi të mëdha në komunikim.

“Pacientja kishte kërkuar trajtim në qendra të ndryshme shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, pa arritur përmirësimin e dëshiruar. Pas vlerësimeve të detajuara klinike, ekzaminimeve diagnostike dhe analizës multidisiplinare të rastit, ajo iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në Klinikën e Otorinolaringologjisë”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Bëhet e ditur se pas trajtimit dhe qëndrimit disa ditor në Klinikën e ORL-së, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore.

Testet e dëgjimit të realizuara pas operacionit treguan përmirësim të dukshëm të dëgjimit dhe të aftësisë së komunikimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE