
Mozës nuk iu dhanë lekët e fitores së “Ferma VIP”? Ish-finalistja tregon çfarë ndodhi: “Na zuri frika”
Moza Ahmeti ka folur për çmimin e fituar gjatë eksperiencës së saj në “Ferma VIP”, duke zbuluar se pagesa është vonuar dhe se kjo situatë kishte ngritur pikëpyetje nëse paratë do të mbërrinin.
Gjatë një deklarate të fundit, Moza konfirmoi se tashmë e ka marrë shumën që i takonte, duke e komentuar me humor vonesën.
“Falënderoj që më erdhën lekët e çmimit. I falënderoj. Jo për gjë, por u vonuan dhe na zuri frika, por erdhën”, tha ajo duke qeshur.
Me marrjen e pagesës, Moza bëri të qartë se çështja është mbyllur dhe se gjithçka ka përfunduar siç duhet.
“Erdhën, kështu që çdo gjë ka shkuar për së mbari dhe Holta Dulakun e përqafoj”, shtoi ajo.
Deklarata sqaron kështu edhe pikëpyetjet që mund të krijoheshin nga vonesa e pagesës.
