
Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke ngritur pretendime lidhur me rastin e Behadin Hallaqit.
Buzhala ka deklaruar se, sipas tij, akuzat e para ndaj Hashim Thaçit për zhdukjen e Hallaqit janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti.
“Akuzat e para Thaçit për zhdukjen e Behadin Hallaqit ia ka bo LVV, ia ka bo Kurti”, ka shkruar Buzhala.
Ai më tej ka pretenduar se gjatë shpalljes së aktgjykimit në Hagë, gjyqtari e ka përmendur rastin e Hallaqit dhe lidhjen e tij me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Buzhala ka publikuar gjithashtu një dokument që, sipas tij, është i UNMIK-ut dhe lidhet me dëshminë e bashkëshortes së Behadin Hallaqit.
Sipas interpretimit të Buzhalës, në atë dëshmi thuhet se Hallaqin e kanë marrë pjesëtarë të policisë serbe.
“Çfarë poshtërsie”, ka përfunduar ai reagimin e tij.
Pretendimet e Buzhalës i referohen dokumenteve dhe zhvillimeve të ndryshme lidhur me rastin, ndërsa përmbajtja dhe pesha juridike e tyre duhet të vlerësohen mbi bazën e dokumentacionit origjinal dhe të vendimeve përkatëse të gjykatave.
