LAJME / E Martë 9 Shtator 2025, 16:04

MOTIV SHOKUES i VRASJES së 34-vjeçarit shkodran/ Shemsi Prençi: Ja pse policia nuk po jep detaje

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli për ngjarjet e rënda të ndodhura së fundmi në Shkodër.

Prençi u ndal tek vrasja e 34-vjeçarit Kristian Kola 4 ditë më parë, duke zbuluar se pas këtij krimi, qëndron një motiv shumë i rëndë. Sipas tij, kjo është dhe arsyeja pse policia nuk po jep detaje të mëtejshme pasi është një ngjarje me ndjeshmëri.

“Kjo periudhë së fundmi, ka qenë shumë e përgjakur. Vetëm në muajin shtator kemi 3 vrasje. Kemi një vrasje nga kryeplaku, i cili ka qëlluar për vdekje një bashkëfshatar për shkak të një konflikti, kemi vrasjen e ndodhur 4 ditë më parë në orën 21:30 në mes të qytetit dhe masakra e fundit.

Sa i përket vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, pavarësisht hamendësimeve të mediave, kam informacion të saktë se policia po bën një punë të lavdërueshme. Kanë qëndruar diskretë për shkak të opinionit publik sepse i atillë është motivi i ngjarjes. Është një motiv shumë i rëndë por kam besimin që shumë shpejt do zbardhet dhe do zbulohet autori.”- tha ai.

34-vjeçari Kristian Kola u vra më 4 shtator në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Shkodrës, përballë dhjetëra dëshmitarëve dhe nën vëzhgimin e shumë kamerave sigurie. Viktima ndodhej ulur në një tavolinë jashtë një lokali, kur u qëllua me breshëri plumbash. Edhe pse tentoi të largohej, ai nuk mundi t’i shpëtonte atentatorëve. Autori, i maskuar dhe i pajisur me skafandër, u largua me motor së bashku me një bashkëpunëtor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE