
Qyteti i Vlorës është përfshirë nga stuhi ere dhe reshje shiu paraditen e kësaj të shtune, duke sjellë vështirësi në
qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në autostradën Fier-Vlorë.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ulin
shpejtësinë në minimum për të shmangur rrezikun dhe aksidentet në rrugë.
Ndërkohë, brenda qytetit situata paraqitet e qetë deri në këto momente.
Reshjet vijojnë me intensitet në periudha të shkurtra, të shoqëruara me erë të fortë, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
