LAJME / E Enjte 25 Dhjetor 2025, 11:11

Mori rryshfet për 7 ndërhyrje kardiake, zhvillim i bujshëm nga SPAK për mjekun Edvin Prifti. Ja akuzat

SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili dyshohet se mori rryshfet për shtatë ndërhyrje kardiake.

Mjeku i njohur akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv” në 7 raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat.

SPAK e kaloi dosjen njëherë për gjykim në shkurt të vitit 2024, por asokohe GJKKO e riktheu për hetime të mëtejshme.

Më 13 shkurt, Priftit iu vunë prangat në sallën e gjyqit, por në fillim të marsit të atij viti, mjeku u la i lirë nga Gjykata e Apelit por iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit në spital.

Në maj, Apeli i GJKKO i dha atij të drejtën për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë. Ai rifitoi të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut në shkurt 2020, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE