
Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 16 prill, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe dhunë mes palëve.
Dyshohet se shkaku i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje për motive të dobëta, konkretisht lidhur me ngacmimin e një vajze, megjithëse rrethanat mbeten ende të paqarta dhe nën verifikim.
Forcat e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e të përfshirëve, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
