
Alergjitë sezonale janë në rritje vitet e fundit dhe po prekin një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh.
“Një përqindje e konsiderueshme e pacientëve që paraqiten në spitale dhe ambulanca kanë simptoma të alergjive të rrugëve të
sipërme të frymëmarrjes, si teshtima, rrjedhje hundësh, kruarje sysh dhe bllokim nazal”, tha Marsela Dervishi, mjeke
alergologe e siptalit të Vlorës.
Rreth 30% e rasteve të vizitave ambulatore lidhen me alergjitë sezonale, duke treguar një shtim të dukshëm krahasuar me
vitet e mëparshme. Grupmoshat më të prekura janë të rinjtë dhe të rriturit aktivë, por nuk përjashtohen as fëmijët dhe të
moshuarit.
Mjeket theksojnë se alergjia nuk duhet neglizhuar. Nëse nuk trajtohen në kohë, alergjitë e rrugëve të sipërme mund të komplikohen dhe të çojnë në probleme më serioze si sinuziti kronik apo përfshirja e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, duke kaluar në forma më të rënda si astma alergjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
