LAJME / E Shtunë 16 Maj 2026, 20:08

Mjekët amerikanë në Berat, vizita dhe medikamente falas për

Organizata amerikane “Shpresa e Ripërtërirë”, një agjenci misionare mjekësore, prej disa ditësh ndodhet në qarkun e Beratit, ku po ofron vizita mjekësore falas për qytetarët.

E vendosur në ambientet e Bibliotekës “Vexhi Buharaja”, skuadra e mjekëve dhe ndihmësmjekëve është organizuar sipas specialiteteve për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve.

Në përbërje të stafit janë 2 dentistë, 3 okulistë, 5 mjekë specialistë, 3 mjekë të përgjithshëm dhe 2 mjekë të sëmundjeve të brendshme. Interesi i qytetarëve ka qenë i madh, ndërsa në përfundim të çdo vizite pacientëve u janë shpërndarë falas edhe medikamentet e nevojshme.

Kjo është hera e tetë që vijmë në Shqipëri dhe hera e parë në qarkun e Beratit. Ne ofrojmë ndihmë mjekësore për njerëzit në nevojë. Në ekip kemi 44 vullnetarë, 43 nga Amerika dhe 1 nga Hondurasi, ndërsa 25 të tjerë janë staf mbështetës nga Shqipëria. Gjysma e skuadrës janë mjekë të specialiteteve të ndryshme dhe pjesa tjetër ndihmësmjekë.

Klinikët tona kanë qenë të tejmbushura si në Kuçovë, ashtu edhe në Berat, ku interesi më i madh ka qenë për vizitat okulistike. Kemi kryer EKG, ndërhyrje të caktuara dhe kemi ngritur edhe një farmaci, ku pacientëve u jepen falas medikamentet pas vizitës. Motoja jonë është: ‘Prek zemrën e njeriut që të arrish edhe shpirtin e tij’”, thotë Daniel Jones, mjek organizator.

Pas Beratit, ekipi i misionarëve do të vijojë turin e vizitave edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE