LAJME / E Shtunë 17 Janar 2026, 18:06

“Mjaft me këtë telenovelë!” Pas publikimit të mesazheve, reagon motra e të dhunuarit Altin Meçaj: Nuk duam hakmarrje, vetëm ...

Motra e të dhunuarit Altin Meçaj, Xhuli Meçaj ka reaguar publikisht pas mesazheve të bëra publike nga motra e policit Fredi Lamaj, i cili dhunoi Meçajn për shkak të mesazheve që ky i fundit i kishte dërguar motrës së tij në rrjetet sociale.

Xhuli Meçaj ka kërkuar që ngjarja të trajtohet me qetësi dhe pa spekulime, duke ia lënë zbardhjen e plotë të së vërtetës organeve të drejtësisë. “Mjaft më me këtë telenovelë. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj.” është shprehur ajo.

Mesazhet e bëra publike sipas familjes Meçaj janë të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për disfatat që vajza ka pasur në jetë, por nuk mund të lejojmë që ato të kthehen në trauma për familjen tonë,” është shprehur Meçaj, duke shtuar se përhapja e akuzave dhe interpretimeve të pabazuara po rëndon padrejtësisht mbi familjen e saj.

Teksa më tej ka thënë se fsamilja e saj ruan respekt për familjen Lamaj pavarësisht situatës së rëndë të krijuar. Sipas saj, dhuna ndaj një të moshuari është e pafalshme por familja nuk kërkon hakmarrje. “Ne nuk e dëshirojmë hakmarrjen. Kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE