LAJME / E Diel 29 Mars 2026, 15:03

Ministria e Jashtme ben thirrjet urgjente per gjithe shqiptaret qe duan te udhetojne drejt…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjet për shqiptarët të cilët duan të lëvizin jashtë shtetit.

Në njoftim atyre u bëhet thirrje të shmangin udhëtimet e panevojshme, sidomos turistike në zonat e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme.

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE