
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e NATO-s në Bullgari.
“Në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari. Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.
Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës. Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë
aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë”, tha ministri Vengu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
