LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 18:06

Ministri i Financave jep lajmin e shumëpritur për studentët

Ka nisur sot ekzekutimi i pagesave shtesë për studentët në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas Muratit, ky proces është finalizuar pasi komisioni verifikues ka pranuar dhe shqyrtuar të gjitha të dhënat e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.

“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar Murati.

Të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe janë kualifikuar nga ky proces verifikimi, do ta pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh direkt në llogaritë e tyre bankare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE