LAJME / E Premte 3 Prill 2026, 13:01

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu takim me Kreun e SPAK Klodian Braho! Zbardhet çfarë u bisedua

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive institucionale për funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime, përfshirë përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, si dhe mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për adresimin e boshllëqeve ligjore ekzistuese, që lidhen me statusin e prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Po ashtu, pjesë e diskutimit ishin koordinimi në nivel politikash publike dhe konsolidimi i standardeve dhe praktikave në funksion të sigurisë juridike dhe besimit publik.

Ministri Gogu e konsideroi SPAK një institucion me rol në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e lidhur funksionin e tij edhe me procesin e integrimit europian të vendit.

Në përfundim, ai theksoi se bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë do të bazohet në respektimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë institucionale, me synim rritjen e funksionalitetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE