LAJME / E Hënë 11 Maj 2026, 10:10

Çmimi i naftës rritet sërish, zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur sërish, ndërsa po zbehen shpresat për një marrëveshje mes Izraelit dhe SHBA dhe Iran për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me rreth 4%, duke arritur në afro 105 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga mesi i javës së kaluar.

Gjatë ditëve më të tensionuara të konfliktit, çmimi i naftës kishte arritur deri në 120 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet

për ekonomi dhe inflacion në shumë vende të botës.Rritja më e fundit erdhi pasi Irani refuzoi një propozim të paraqitur nga

SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se kundërpropozimi iranian ishte “krejtësisht i papranueshëm”.

Detajet e plota të marrëveshjes së propozuar nuk janë bërë publike.

Ekspertët paralajmërojnë se mbajtja e çmimeve të naftës mbi 100 dollarë për fuçi, së bashku me problemet në furnizim, mund të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në tregjet globale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE