LAJME / E Martë 1 Korrik 2025, 14:02

“Mezi pres ta festojmë hapjen e kapitulli të fundit”, Marta Kos “krenohet” para liderëve të Ballkanit me arritjet e Shqipërisë

Paraditen e kësaj të marte, në Shkup, është duke u zhvilluar takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, dedikuar Planit të Rritjes për rajonin. E pranishme në këtë tryezë ka qenë edhe komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos e cila ka folur lidhur me fatin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Duke theksuar që uniteti është i rëndësishëm dhe të gjithë së bashku duhet të kujdesen për njëri-tjetrin, Kos vuri “pikat” mbi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, ajo nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë, e cila sipas komisioneres ka bërë progres të madh në rrugën drejt BE-së dhe se në vetëm gjashtë muajt e fundit ka hapur tre kapituj.

“Askush nuk do të kujdeset për të ardhmen tonë më shumë se ne. Duhet të përforcojmë konkurrencën tonë, të mbrojmë demokracinë dhe të marrim sigurinë në duart tonë. gjithashtu duhet të merren hapat e fundit në unifikimin e Evropës që do të thotë zgjerim, përforcim dhe bashkim në vlerat dhe parimet e përbashkëta. Kur jemi solidarë jemi më të fuqishëm, nëse punojmë siç duhet në procesin e bashkimit mund ta bashkojmë Evropën dhe Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor.

Ka konsensus për zgjerim në të ardhmen, keni rastin që duhet ta shfrytëzoni. Shqipëria ka hapur tre kapitur në 6 muajt e fundit. Nëse vazhdojmë kështu do të mund të hapim të gjithë kapitujt këtë vit dhe mezi pres ta festoj hapjen e kapitullit të fundit”, tha ajo.

Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

I pranishëm në këtë takim është dhe kryeministri Edi Rama i cili u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kreu i qeverisë u shpreh optimist, duke thënë me plot bindje që vendi ynë është shumë më afër ëndrrës europiane.

“Vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit, ku nuk kemi qenë më afër realizimti të një aspirate shumë shekullore do thoja dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në kë të drejtim. Jemi shumë afër, nuk kemi qenë asnjë herë më afër dhe besoj shumë që ne do ti përmbushim detyrimet tona siç dhe kemi afatet me KE dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE