
Në hapjen e Javës së Europës në Shqipëri, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato ka folur për procesin e anëtarësimit të vendit në BE dhe hapat që duhen përpara.
Ai u ndal te fakti se rruga drejt Bashkimit Europian nuk ka “rrugë të shkurtra” dhe bazohet vetëm te merita dhe reformat konkrete.
Sipas tij, Shqipëria duhet të vijojë forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve demokratike.
Gonzato kujtoi se këto fusha janë pjesa më e rëndësishme e negociatave me BE-në dhe se ato hapen të parat dhe mbyllen të fundit, duke treguar peshën që kanë në procesin e integrimit.
Ai e lidhi gjithashtu procesin e zgjerimit me situatën gjeopolitike në Europë, duke përmendur mbështetjen e BE-së për Ukrainën dhe rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit në kontinent.
Sipas tij, zgjerimi mbetet një nga mjetet kryesore të Bashkimit Europian për të forcuar demokracinë dhe stabilitetin në rajon, ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate duhet të vazhdojnë reformat për të ecur përpara në këtë proces, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
