
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji elektrike përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara.
Deklarata e saj është publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë pas pjesëmarrjes së Prattipatit në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA–Kosovë, ku u vlerësuan anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të Ambasadës, Prattipati përshëndeti vendimin e Kosovës për eliminimin e tarifave doganore ndaj mallrave amerikane, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tregtare.
Po ashtu, ajo theksoi rëndësinë e diversifikimit të burimeve të energjisë, duke mbështetur përdorimin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-ja.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, duke vlerësuar anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për forcimin e tregtisë SHBA-Kosovë. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të eliminuar tarifat doganore për mallrat amerikane dhe mbështeti që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investime të ardhshme amerikane,” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Sipas zyrtares amerikane, një furnizim më i larmishëm me energji do të rriste sigurinë energjetike të Kosovës dhe do të krijonte kushte më të favorshme për investime të reja amerikane në vend.
Deklarata e Prattipatit vjen në një kohë kur çështja e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë vazhdon të jetë një nga temat kryesore në diskutimet për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
