LAJME / E Premte 8 Maj 2026, 08:08

Merr fund trafiku kaotik! Që në mëngjes vjen super lajmi për bypass-in e Elbasanit

ARRSH hap tenderët për bypass-in e Elbasanit, synimi, shfryrja e trafikut në Bradashesh

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy procedura tenderimi me një fond limit prej rreth 5.8 miliardë lekësh për ndërtimin e segmentit lidhës Tiranë–Elbasan, pjesë e rëndësishme e bypass-it të Elbasanit dhe Korridorit VIII Pan-Europian.

Segmenti i ri, me gjatësi rreth 4 kilometra, do të nisë përpara rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe do të përfundojë pranë ish-Metalurgjikut.

Ky aks synon të lehtësojë trafikun e rënduar në hyrje dhe dalje të autostradës Tiranë–Elbasan, një nga pikat më problematike të qarkullimit aktual.

Sipas dokumenteve të tenderit, ndërtimi i bypass-it të Elbasanit në tërësinë e tij është thelbësor për devijimin e trafikut jashtë zonave urbane, duke qenë se unaza ekzistuese nuk përballon më fluksin dhe nuk plotëson parametrat teknikë të kërkuar.

Projekti konsiderohet pjesë integrale e Korridorit VIII, një nga akset kryesore të transportit rajonal dhe ndërkombëtar, dhe pritet të lidhë segmentet Elbasan–Lekaj dhe Elbasan–Qafë Thanë.

Gjurma e re do të kalojë kryesisht në zona kodrinore dhe rurale, me qëllim shmangien e zonave të banuara.

Autoritetet parashikojnë se realizimi i këtij bypass-i do të sjellë ulje të kohës së udhëtimit, përmirësim të sigurisë rrugore, si dhe reduktim të ndotjes akustike dhe ajrore në qytetin e Elbasanit.

Projekti është përfshirë në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, me një vlerë totale të parashikuar rreth 240 milionë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE