
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Llogara, ku një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.
Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.
Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
