LAJME / E Hënë 19 Janar 2026, 15:03

Çmenduri në Lushnje/ Vjehrra 52-vjeçare dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Lushnjë, ku një 52-vjeçare akuzohet se ka dhunuar burrin e vajzës së saj.

Pas hekurave ra shtetasja me inicialet L.Sh., ka dhunuar dhëndrin e saj, ndërsa ka ndërhyrë policia për të parandaluar më tej konfliktin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj. Sipas Policisë, 52-vjeçarja është konfliktuar dhe më pas ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij.

Veprimi i saj u ndërpre nga punonjësit e Policisë, të cilët ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës.”,-sqaron policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE