LAJME / E Martë 14 Tetor 2025, 12:12

Meloni në siklet, Trump s’e ndal dot: “Je e pabesueshme… dhe shumë e bukur!”

 Një moment i papritur ka ndodhur gjatë samitit për Gazën në Sharm el-Sheikh, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, komplimentoi kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke krijuar një atmosferë të sikletshme, por edhe të mbushur me buzëqeshje në sallë.


“Kemi një zonjë të re këtu. Në SHBA nuk më lejohet ta them këtë, zakonisht ta mbyll karrierën, por do të rrezikoj: ajo është e re dhe e bukur,” tha Trump, duke u kthyer nga Meloni. “Ajo dëshironte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali është një politikane shumë e suksesshme. A të shqetëson nëse të them se je e bukur? Sepse me të vërtetë je…”

Meloni u duk e surprizuar, por buzëqeshi me edukatë dhe, pasi pohoi me kokë se nuk e bezdiste, u përgjigj thjesht: “Faleminderit.” Publiku reagoi me duartrokitje.


Më pas, Trump e falënderoi për pjesëmarrjen në samit: “E vlerësojmë praninë tënde. Ajo donte të ishte këtu dhe është e jashtëzakonshme. Është shumë e respektuar në Itali dhe një politikane e suksesshme.”

Pak më herët, presidenti amerikan kishte ftuar liderët në skenë për foton familjare, duke pozuar me gishtin e madh lart dhe duke bërë shaka me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan: “Bëje edhe ti të njëjtën gjë!”


Kur erdhi radha e Melonit, Trump buzëqeshi dhe me ton shakaje pyeti dy herë: “Kush është ajo grua?”, përpara se t’i shtrëngonte dorën dhe të përsëriste: “Një grua e bukur.”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE