LAJME / E Shtunë 11 Tetor 2025, 23:11

Mediat serbe shpërthejnë pas disfatës nga Shqipëria: “Humbja më e ...”

Mediat serbe e kanë cilësuar humbjen e sotme të përfaqësueses së tyre ndaj Shqipërisë si një nga më të rëndat në historinë e kombëtares. E përditshmja Kurir hap edicionin me titullin:

“Humbja më e rëndë në histori”, duke e konsideruar rezultatin 1–0 në favor të kuqezinjve si një dështim të madh për trajnerin Dragan Stojkovi?.

Takimi u luajt në Leskovc, ku Shqipëria arriti një fitore historike falë golit të Rej Manajt në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pas këtij rezultati, kombëtarja serbe shihet si thuajse e eliminuar nga gara për një vend në Kampionatin Botëror.

Gazeta “Kurir” kritikon ashpër paraqitjen e skuadrës, duke e cilësuar si të pafrymë dhe pa ide. Madje, sugjerohet edhe ndërrimi i trajnerit si mënyrë për të rifituar drejtimin.

Pas pesë ndeshjeve, Serbia renditet në vendin e tretë të Grupit K me 7 pikë. Shqipëria është ngjitur në vend të dytë me 11 pikë në 6 takime, ndërsa kryesimin e mban Anglia me 15 pikë në po aq ndeshje sa Serbia.

Në sfidat e mbetura, Serbia do të luajë në transfertë kundër Andorrës dhe Anglisë, si dhe do të presë Letoninë. Të martën e ardhshme, serbët përballen me Andorrën jashtë fushe. Nga ana tjetër, Shqipëria do të udhëtojë po ashtu në Andorrë dhe do të presë Anglinë në Tiranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE