LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 18:06

Sulm me armë në një banesë, vriten 3 persona, mes tyre një shtatzënë

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me armë zjarri në Isla Cristina, në Spanjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Rocío, ku një person i armatosur, i cili dyshohet se kishte mbërritur me motor, iu afrua një banese dhe qëlloi drejt familjarëve që ndodheshin aty. Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati.

Mes viktimave është një grua shtatzënë, një prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Një person i katërt është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me një konflikt të mëparshëm mes dy familjeve, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së sulmit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE