
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka prezantuar sot drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Ervis Gjoshi, i cili do të ushtrojë detyrën e drejtuesit të komanduar të këtij institucioni.
Ai e merr këtë detyrë pas 18 vitesh karrierë në radhët e Policisë së Shtetit dhe sipas ministrit, rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar.
“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme.
Rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar.
Parandalimi është qëllimi madhor i qeverisë shqiptare dhe ajo çfarë presin më shumë qytetarët shqiptarë”, është shprehur ministri Besfort Lamallari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
