
Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, ka folur për herë të parë duke treguar sesi nisi historia që përfundoi në tragjedi.
Në një intervistë, Armela tregon se me Ramazanin u njoh në rrjetet sociale, por ai e kërcënonte vazhdimisht, madje kishte kërkuar që ta prostituonte. Ajo shprehet se ishte e kërcënuar të dilte me Ramazanin, pasi ai e kërcënonte me familjen.
“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje. Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të. Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.
Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet. Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërgjuar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem.
Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të prostituoja”, ka thënë ajo.
