Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Joz Marku, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale. Ai ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë:
“Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.
“Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte”, shkruan Jozi në një postim në “Instastory”.
Ndërkohë mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozit:
“Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua”
Duke mos ia mohuar dëshirën, këngëtari ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE