
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ka inspektuar nga afër punimet për aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, konkretisht për lotin 5 të këtij segmenti, ku puna vijon intensivisht.
Balluku sqaroi se kjo është faza e parë e projektit, e cila përfshin ndërtimin e 18 km të para të aksit, dhe aktualisht punimet janë në fazën e pestë.
Balluku tha se puna po ecën me ritme të mira, me një progres prej 60% për këtë kantier.
Në këtë segment, parashikohet ndërtimi i gjashtë urave, ndërsa gjatë inspektimit u theksua se përfundimi i këtij loti është planifikuar për në qershor të vitit 2026.
“Kjo është një fazë e rëndësishme për përfundimin e segmentit, i cili do të lërë rrugën dytësore funksionale dhe do të kalojë në një autostradë të tipit A, me shpejtësi deri në 130 km/orë. Do të kemi dy korsi nga secili krah, secila me një gjerësi prej 3.75 metra, dhe një korsi plus, që do të jetë e dedikuar për emergjencat me gjerësi 3 metra. Kështu, do të kemi gjithsej tre korsi përkatëse,” shpjegoi Balluku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
