LAJME / E Mërkurë 1 Prill 2026, 12:12

Mbrojtja e Thaçit me kërkesë të veçant ndaj Prokuroris në HAGË

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka kërkuar nga trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, që të urdhëroje Prokurorinë të mos nxjerrë prova të tjera përveç se në rrethana të jashtëzakonshme.

Sipas aspektit procedural, siç paraqitet në parashtresën e mbrojtjes, më 18 shkurt 2026 trupi gjykues ka mbyllur çështjen në këtë rast gjyqësor dhe shprehimisht ka thënë se në përputhje me Rregullën 136, në këtë fazë nuk mund të paraqiten më ndaj tyre parashtresa ose prova të tjera përveçse në rrethana të jashtëzakonshme.

Sipas raportimit të Periskopi, mbrojtja e Hashim Thaçi ka kërkuar nga trupi gjykues që të urdhërojë Prokurorinë të mos paraqesë prova të reja në këtë fazë të procesit gjyqësor.

Kërkesa është bërë nga avokati Luka Mishetiq, i cili argumenton se futja e provave të reja në këtë stad do të ishte e padrejtë për mbrojtjen dhe do të cenonte balancën e procesit. Mbrojtja pretendon se Prokuroria ka pasur mjaftueshëm kohë për të paraqitur provat e saj dhe se shtimi i materialeve të reja tani mund të ndikojë negativisht në përgatitjen e tyre.

Ky zhvillim lidhet me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku faza e procedurës ka hyrë në një etapë të avancuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE