
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestat që po mbahen në kryeqytet për projektin e Zvërnecit. Përmes një postimi në X, Delegacioni i BE thekson se një këngë shpendi është më shumë se tingull, por shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë, duke u ndalur kështu te simboli i protestës, që janë flamengot.
“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.
Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh.
Mbro natyrën, sa je në kohë.??”, thuhet në postimin e delegacionit të BE-së. Kujtojmë se të premten, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u pa duke kaluar përmes turmës në bulevard teksa po zhvillohej protesta.
Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
