
Ka shkuar në mbi njëmijë numri i personave që kanë vdekur në Francë, si pasojë e temperaturave të larta.
Moti ekstrem ka përfshirë tash e sa ditë Evropën dhe Franca është njëra ndër vendet që është duke u përballur me temperatura rekorde.
Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik në Francë ka njoftuar të dielën se numri i viktimave për shkak të nxehtit ka shkuar në mbi 1 mijë.
Sipas të dhënave paraprake, shumica e viktimave janë persona të moshuar dhe sipas agjencisë, numri pritet të rritet, pasi ende po mblidhen të dhëna për vdekjet e regjistruara në shtëpitë e kujdesit dhe në banesat private.
Temperaturat rekord kanë shkaktuar dhjetëra viktima në vende të ndryshme, kanë dëmtuar infrastrukturën, kanë ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike dhe kanë vënë nën presion sistemet shëndetësore.
Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit, e cila nisi më 20 qershor, është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Ata kanë paralajmëruar se kontinenti po ngrohet më shpejt se mesatarja globale për shkak të ndryshimeve klimatike. /Periskopi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
