
Marin Mema: A ka mundësi këto autoritetet tona shtetërore e sportive të sqarojnë e qartësojnë zyrtarisht në FIFA e UEFA se simboli i shqiponjës me duar nuk ka lidhje me ekstremizma, urrejtje e gjëra të tilla!?
Si mundet të kategorizosh dhe dënosh sportistët që bëjnë shqiponjën pas një goli apo gare? Edhe të drejtën të bëjmë simbolin e flamurit tonë do na hiqni?
Është simbol i flamurit tonë kombëtar dhe kaq! Ne jemi shqiptar dhe kemi të drejtë të identifikohemi si të tillë! Përkundrazi, të dënosh sportistët se festojnë me simbolet e tyre identitare është fyerje!
E duke qene se autoritetet flenë… mbështes këtë peticion drejtuar autoriteteve të futbollit ku kërkohet ti jepet fund kësaj praktike te turpshme me dënime kundrejt sportistëve shqiptarë! Ta nënshkruajmë sa më shumë peticionin bashkëngjitur miq, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
