
Teksa Armand Shakaj vijon të jetë në arrati, sipas burimeve mediatike po zhvillohen kontakte dhe përpjekje për të siguruar dorëzimin e tij tek autoritetet.
Hetimet për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 34-vjeçari Eglant Koçi kanë zbuluar se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, element që forcon dyshimet se Shakaj, i njohur me nofkën “Mand Dhelpra”, ka përdorur armë zjarri, e cila ende nuk është gjetur nga policia.
Sipas raportimeve, komunikimet me familjarët e tij kanë nisur që në fazat e para të hetimit dhe janë intensifikuar pas zbulimit të trupit, por të afërmit e Shakajt mohojnë kategorikisht çdo kontakt, duke deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.
Ndërkohë, hetuesit kanë evidentuar se i dyshuari ka ndryshuar disa herë numrat e telefonit gjatë dhe pas ngjarjes, ndërsa sinjalet e tij janë regjistruar në territorin e Tiranës. Kjo ka shtuar dyshimet se ai mund të fshihet në zona të izoluara pranë kryeqytetit, megjithatë kërkimet e policisë nuk kanë dhënë ende rezultat.
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi u përcoll sot për në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
