LAJME / E Diel 16 Nëntor 2025, 20:08

“Mami thoshte që nuk jam mirë…”, i biri gjen të vd*kur të ëmën në Korçë, ja cfare i kane bere mjeket

Një grua 48-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj në qytetin e Korçës. Gentiana Nano ishte paraqitur dy ditë më parë në urgjencën e spitalit, pasi kishte pasur vështirësi në frymëmarrje. Pas ekzaminimeve fillestare, ajo u trajtua në urgjencë dhe më pas u dërgua në shtëpi.

Të nesërmen, gjendja e saj u përkeqësua sërish. Familjarët thirrën ambulancën dhe mjeku i shërbimit i bëri injeksione, pasi ajo kishte tension të ulët dhe rrahje të larta të zemrës. Megjithatë, mëngjesin e sotëm, 48-vjeçarja u gjet pa shenja jete në dhomën e saj nga i biri dhe babai.

Djali i saj, Erdiol Nano, shprehu pakënaqësi për mënyrën si u trajtua nëna e tij në spital, duke thënë se ajo vazhdimisht ndiente lodhje, rrahje të forta zemre dhe shqetësime që, sipas tij nuk u morën seriozisht. Ai tregon se, pavarësisht ankesave të nënës, mjekët e konsideruan gjendjen si anemi dhe e lanë të largohej, ndërsa edhe pas vizitës së dytë me ambulancë, ajo vazhdoi të mos ndihej mirë.

Më tej, i riu akuzon mjekët e Spitalit të Korçës për neglizhencë, teksa kërkon përgjigje dhe një reagim nga drejtësia në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do të shkojmë në spital. E çuam, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihet mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. Sot në mëngjes u ngrit, mori për të ngrenë dhe ishte në dhomën e saj. Gjyshi më tha hajde foli mamit se s’po na përgjigjet. U ngrita dhe shkova atje, e pashë të shtrirë, e kuptova që kishte ndërruar jetë.

Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër”, tha ai për mediat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE