LAJME / E Premte 28 Shkurt 2025, 16:04

Luizi në ‘hall’ të madh, ja për çfarë kërkon ndihmë nga ndjekësit

Këngëtari Luiz Ejlli, pos me projekte muzikore, me ndjekësit po qëndron afër edhe me postime të ndryshme.

Sot Ejlli bëri një postim interesant, teksa kërkoi edhe ndihmë nga ndjekësit e tij.

Siç duket ai është ‘në hall’ për t’ia festuar 10 mujorin e ardhjes në jetë së vajzës së tij Luna Mari.

“Luna ka lindur me 30 prill, muaji shkurt i ka 28 ditë. Kur i bie që t’ia festoj 10 mujorin? Përgjigja e saktë fiton diçka që nuk e kam menduar akoma”, shkroi artisti.