
Sokol Hysenaj/ Lufta në Iran është kthyer në një katalizator krizash në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Nafta dhe rrjedhojat e ndikimeve të saj është kryefjala e një të debatit të gjerë gjeopolitik. Për dekada u mendua se ndikimi i saj, i përkiste një epoke të larget, ku Lindja e Mesme ishte bërthama e energjisë dhe kishte një ndikim të madh në ekonominë botërore.
Përshkallëzimi i tensioneve në Gjirin Persik dhe krijimi i një vatre të re lufte në Iran, këtë mënyrë të menduari e ka kthyer nga harresa. Në ekonomi,ku energjia është e ndërvarur nga karburantet fosile, çdo krizë në Lindjen e Mesme shëndërrohet shpejt në tronditje të rëndë në ekonominë globale.
Ngushtica e Hormuzit ka rritur shqetësimet duke e thelluar edhe më shumë këtë krizë në ekonominë globale duke shkaktuar debate të nxehta dhe duke hedhur opsione të ashpra për zgjidhjen e saj. Ky korridor i ngushtë detar që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian është një nga nyjet më të rëndësishme në ekonominë botërore. Rreth 20% të furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm kalon nëpër këtë ngushticë. Një krizë të tillë bota e përjetoi në vitet 70 të shekullit të kaluar, kur Gjiri Persik u kthye në një vatër lufte me aktor kryesor Izraelin dhe vendet rreth tij.
Edhe pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë për të qetësuar tregjet, mendoi të ndërhynte me lirimin e 400 milion fuçi nafte kjo qe vetëm një zgjidhje e përkohshme që ndikoi shumë pak në rritjen e cmimit të naftës që vazhdon të luhatet përditë.
Edhe 20% e gazit natyror të lëngshëm, që shërben si burim energjie në industri të ndryshme, eksportohet nga vendet e Gjirit Persik dhe ndjek të njëjtën trajektore. Gazi natyror është lënda e parë për prodhimin e plehrave kimik dhe çmimi i tyre është rritur në mënyrë të ndjeshme, duke kthyer frikën e një rritje të ndjeshme të çmimeve në produktet ushqimore.
Një tjetër nënprodukt që del nga përpunimi i naftës, është squfuri dhe ai po bëhet gjithmonë e më i shtrënjtë në tregjet e energjisë. Mungesa e tij do të ndikojë në industrinë e përpunimit të bakrit dhe të çelikut. Mungesa e heliumit që është një tjetër nënprodukt do të ndikojë në prodhimin e çipave në industrinë kompjuterike. Ndaj kriza e naftës dhe gazit është fillimi i një krize nga më të paimagjinueshme. Kështu që Ngushtica e Hormuzit nuk është thjeshtë një kalim detar, por një arterie e rëndësishme e energjisë globale.
Një derivate tjetër i ekonomisë që ndikohet nga mungesa e naftës dhe rritja e çmimit të saj në treg është dhe transporti i linjave ajërore. Shumë linja të fluturimit do të reduktohen ndjeshëm dhe disa prej tyre mund edhe të mbyllen. Kjo mund të përthyehet në rritjen e çmimit të biletave për udhëtarët. Shumë aeroporte pohojnë se kanë rezerva nafte në depozita veçse për disa muaj. Edhe më e rëndë mund të jetë gjendja në transportin urban ku kostot e udhëtimeve janë rritur ndjeshëm.
Destabilizimi i rajonit të Gjirit Persik dhe lufta në Iran ka sjell mbylljen e njëanshme nga Irani të Ngushticës së Hormuzit. Mbyllja e këtij korridori detar ka pasoja të rënda në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe do të sjell pritshmëri jo të mira të faktorëve ekonomik. Kjo mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe bombardimet në Iran kanë bërë që shumë kompani trasporti dhe sigurimi të rishikojnë operimin e tyre në këtë arterie të rëndësishme të energjisë globale. Çmimi i naftës që ishte vetëm 25 dollar për fuçi po ndryshon për ditë dhe kurba e tij është gjithmonë në rritje. Çdo ditë që kalon e bënë edhe më të vështirë balancimin e ofertës me kërkesën në treg. Mungesa e një strategjie për hapjen e këtij korridori detar bënë që tregjet të reagojnë fortë dhe ndaj përceptimit të rrëzikut duke ushtruar presion mbi çmimet ndërkombëtare të energjisë.
Vetë mundësia e një ndërprerje të gjatë të furnizimit me naftë do të gjeneronte paqëndrueshmëri edhe më të mëdha në çmimet e saj. Çdo ditë që kalon, e bën edhe më të vështirë balancimin e ofertës me kërkesën. Nëse Ngushtica e Hormuzit qëndron e mbyllur qoftë edhe një muaj çmimi i naftës do të njohi veçse rritje, e cila do të përthyhet në rritjen e kostove të transportit, të prodhimit industrial dhe ushqimeve duke ushtruar trysni të madhe mbi inflacionin dhe politikat monetare të shumë vendeve, duke na sjell në kujtesë formulën e recesionit global të viteve 70-të në shekullin që lamë pas. Edhe një zgjidhje e jo e plotë e këtij problemi, ku një pjesë e naftës kalon në Ngushticën e Hormuzit dhe shumica e transportit mbetet e ndërprerë dëmi ndaj ekonomisë do të jetë i madh.
Në këtë kuadër kriza aktuale nuk duhet parë si një përthyerje e konfliktit në Gjirin Persik, por si një episod ku vihet në dukje dobësia e sistemit të energjisë globale. Në Evropë gjëndja është edhe më e rëndë duke e bërë edhe më të ndjeshëm varësinë ndaj gazit dhe naftës ruse.Aksionet në bursë kanë rënë 5-6% gjatë muajit. Në Lindjen e Mesme gjendja rëndohet cdo ditë edhe më tepër nga bombardimet izraelito-amerikane në Iran E rëndë është gjendja në vendet që janë konsideruar si vende armike të regjimit iranian. Bomardimet në rafineri dhe në linjat e gazit të lëngshëm kanë shkaktuar humbje financiare dhe tensione në vende si:Kuvajti, Arabia Saudite,Katari Omari dhe vendet e tjera të rajonit. Trysnia e këtij konflikti të hapur ndihet në tërë Azinë pasi importet e naftës nga vendet e Gjirit e Persik janë burimi kryesor në tregun e energjisë . Aksionet në bursën e Tokios kanë rënë rreth 7% ndërsa në Korenë e Jugut mbi 10%.
Amerika duke qënë një vend eksportues i energjisë dhe falë bumit të prodhimit nga frakturat hidraulike do të përthyhet si një mundësi fitimi për një pjesë të ekonomisë, e cila përfiton nga çmimet e larta në tregun e naftës. Ekonomia e saj është bërë më pak e varur nga nafta, pasi një pjesë e automjeteve janë me energji elektrike dhe gazi natyror i lëngshëm ka zëvendësuar naftën me ngrohje në prodhimin e energjisë.
Megjithatë kosumatorët amerikanë tashmë po i ndjejnë pasojat e kësaj krize, ku taksat e ulta bëjnë që çmimet të jenë të pa qëndrueshme ndaj luhatjeve në tregun e naftës. Çdo rritje prej 10 dollarësh në çmimin e naftës shton me 25 cent çmimin e një galloni benzine.
Në një kohë kur rivalitetet midis fuqive të mëdha janë intensifikuar zinxhirët global të furnizimit janë bërë më të brishtë dhe tregjet e energjisë të varur nga faktorë politikë dhe strategjikë. Në këtë kontekst zhvillimet politike në Lindjen e Mesme janë një test i vështirë për ekonominë globale.
Çmimet mesatare të karburanteve për kosumatorët në stacionet e furnizimit janë rritur me 20% nga fillimi i luftës dhe kjo kurbë do të ketë tendencë rritjeje edhe më të madhe sa më gjatë të zgjas konflikti në Iran. Nëse kosumatorët do të shpenzojnë më pak për mallrat ë tjera, ekonomia do të pësojë goditje në kërkesën e brendshme, edhe pse kompanitë e naftës do të kenë fitime më të larta.
Evropa do t`i ndiej edhe më tepër goditjet nga inflacioni. Për t`u larguar nga varësia e gazit rus përmes tubacioneve ajo është mbështetur në gazin e lëngshëm natyror. Asaj do t`i duhet të importojë1/4 e dërgesave të përgjithshme të gazit. Kjo bën që Evropa të jetë më e ekspozuar ndaj çmimeve në rritje të gazit të lëngshëm.
Shqipëria është një hallkë e brishtë për t`u përballur me fuqinë goditese të inflacionit e bëjnë më të ekspozuar ndaj rritjes së çmimit të naftës dhe spekulimeve në tregun e energjisë. Kjo mund të krijojë dhe një klimë të pasigurt në turizëm që mbanë peshën kryesore në ekonomi. Mendohet se një pjesë e turistëve që frekuentojnë Lindjen e Mesme do të preferojnë plazhet shqiptare për shkak të cmimeve më të ulta. Kjo do të jetë një bombël oksigjeni për ekonominë tonë në këtë krizë të thellë.
Efektet e luftës në Lindjen e Mesme do të ngadalsojë ecurinë e rritjes ekonomike. Shtrenjtësimi i karburanteve do të shkaktojë rritje të kostove të mallrave të konsumit të përditshëm. Reflektimi i rritjes së çmimit të naftës është përthyer në rritjen e çmimit të biletës në transportin ndërqytetas të udhëtarëve.Nafta do të ndikojë në rritjen e cmimit të disa shërbimeve dhe qerave. Zgjatja e tensioneve në Gjirin Persik do të kërkojë monitorimin dhe ndërhyrjen e kujdesshme nga qeveria shqiptare me masa të politikës monetare për të garantuar stabilitetin financiar të vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
