LAJME / E Mërkurë 4 Mars 2026, 20:08

Lufta mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së/ Ja vendimi që merr Kina

Kina do të dërgojë një të dërguar të posaçëm në Lindjen e Mesme për ndërmjetësim, pas shpërthimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së.

Mediat e huaja, të cilat citojnë agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, bëjnë të ditur se Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se Kina do të dërgojë të dërguarin e saj të posaçëm për çështjet e Lindjes së Mesme në rajon, për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e situatës.

Kujtojmë se prej disa ditësh, Irani është përfshirë në një konflit të hapur me Izraelin dhe SHBA-të, pasi këta të fundit sulmuan befasisht liderët politikë të Teheranit duke vrarë 49 prej tyre, mes të cilëve edhe Liderin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE