
Në Vlorë është zhvilluar një mbrëmje e veçantë kulturore kushtuar një prej figurave më të mëdha të muzikës shqiptare, Tefta Tashko Koço, e cila u rikthye simbolikisht në vëmendjen e publikut pas afro 90 vitesh përmes një podkasti skenik të konceptuar si një udhëtim artistik dhe emocional në jetën dhe veprën e saj.
Mes të ftuarve në këtë mbrëmje kulturore u vu re edhe prania e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, e cila kësaj here nuk ishte e shoqëruar nga kreu i qeverisë, por nga djali i saj, Zaho. I rritur tashmë, ai u shfaq përkrah së ëmës në këtë aktivitet artistik.
Podkasti skenik, i konceptuar si një rrëfim i gjallë artistik, solli në vëmendje trashëgiminë e vyer të Tefta Tashko-Koços, duke e rikthyer figurën e saj në qendër të kujtesës kulturore shqiptare përmes një formati bashkëkohor që ndërthurte narracionin me interpretimin muzikor.
Kjo mbrëmje e cila ishte ideuar nga Blerina Bodinaku, u vlerësua si një ndërthurje e suksesshme mes historisë, artit dhe kujtesës kulturore, duke i dhënë publikut një mënyrë të re për të përjetuar jetën e një prej zërave më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
