
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fort në katet e larta të qyteteve Korçë e Bilisht.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, lëkundja ka qenë e fortë. Në video duket momenti i tërmetit i kapur nga një kamera sigurie.
Agjencia e Mbrojtjes Civile të mërkurën bëri me dije përmes një njoftimi se, lëkundjet me magnitudë 4,1 të shkallës Rihter u regjistruan në ora 19:50, në qarkun Korçë.
Epiqendra e tërmetit ishte në zonën Hoçisht- Bilisht- Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave në thellësi 5-15 km. Pas lëkundjet kanë vijuar deri në orët e vona të natës duke i lënë banorët në frikë për ndonjë tërmet më të fortë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
