LAJME / E Diel 14 Dhjetor 2025, 07:07

Lapaj befason: Rama më propozoi të bëhesha zv/kryeministër, ja çfarë kemi folur…

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka ofruar poste qeveritare gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti.

Në një intervistë, Lapaj tha se Rama e ka kontaktuar personalisht për t’i propozuar fillimisht postin e zv/kryeministrit, ndërsa më pas edhe atë të ministrit të Bujqësisë.

Ka pasur dy momente. I pari në fund të muajit qershor dhe i dyti në javën e dytë të korrikut. Në qershor më propozuan të bëhesha zëvendëskryeministër, ndërsa në korrik ministër i Bujqësisë. Si një njeri antisistem dhe si dikush në opozitë me Edi Ramën, nuk do të shkoja kurrë në qeveri me të. Koha i çon të gjitha në vend”, tha Lapaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE