LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 11:11

“Landi Zbulon të Vërtetën: ‘Po të Kishte Ndjenja, Do Kishte Ndodhur!’”

Bieta Sulo, autore dhe moderatore e #Ftesënë5, riktheu në vëmendje një nga dinamikat më të komentuara të momentit.

Jashtë shtëpisë, Landi Hysi është një nga mbështetjet më të forta të Mirit – mik prej 32 vitesh, bashkëudhëtar në West Side Family dhe një zë që e njeh më mirë se kushdo rrugëtimin e tij.

Pas krisjes së raportit me Selin, loja e Mirit duket se ka hyrë në një fazë tjetër: më e ekspozuar, më e komentuar, por edhe më e lexueshme për publikun.

I ftuar në studio, Landi u shpreh se Miri nuk është nga ata persona që i zgjat situatat artificialisht.

 

“Po të kishte ndjenja, ajo gjë do kishte ndodhur”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka që publiku ka parë ka qenë e natyrshme.

Ai theksoi gjithashtu se një nga gjërat më të rëndësishme për ta është respekti që marrin nga tre grupmosha të ndryshme të publikut – diçka që, sipas tij, flet për autenticitetin dhe rrugëtimin e tyre ndër vite.

A është kjo faza që do të përcaktojë fatin e Mirit në lojë? Apo thjesht po shohim një Miri më autentik se kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE