
Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Incidenti ka ndodhur në mes të një zone të frekuentuar, duke angazhuar menjëherë njësi të shumta policore në terren.
Sipas informacioneve të para, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një debat verbal mes inspektorit dhe një personi tjetër lidhur me vendosjen e kamerave të sigurisë në një lokal afarist. Ajo që nisi si një fjalosje, ka esaluar me shpejtësi në përdorimin e armëve.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se situata u bë kritike në momentin kur inspektori i IPK-së ka tentuar të fusë dorën në çantën e tij. Dyshohet se aty ndodhej arma e tij zyrtare dhe kjo lëvizje ka provokuar reagimin e personit tjetër, i cili ka hapur zjarr i pari.
Si pasojë e të shtënave, zyrtari i IPK-së ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor. Gjendja e tij po monitorohet nga mjekët, ndërsa policia ka rrethuar perimetrin e sigurisë për të mbledhur prova materiale.
Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk raportohet për persona të arrestuar. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas plagosjes, duke u bërë objekt i një kërkimi intensiv nga Policia e Kosovës.
Njësitë policore po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. Përveç dëshmive të mundshme nga personat që ishin të pranishëm, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorin dhe rrugën e tij të largimit.
IPK pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen e inspektorit dhe nëse ai ishte në detyrë zyrtare në momentin e incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
