
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy fëmijë kanë mbetur të dëmtuar lehtë.
Sipas Policisë, rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, shtetasja V. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.
Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy pasagjerët, fëmijët e drejtueses, të moshave 10 dhe 7 vjeç.
Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
